Kur një dokument do të paraqitet pranë një institucioni – në Shqipëri ose jashtë saj – shpesh nuk mjafton një përkthim i thjeshtë. Institucioni kërkon siguri që përkthimi është i plotë, i saktë dhe i realizuar nga një përkthyes i autorizuar. Pikërisht këtu hyn në lojë përkthimi i certifikuar.
Çfarë është një përkthim i certifikuar?
Është përkthimi i një dokumenti që shoqërohet me deklaratën, nënshkrimin dhe vulën e përkthyesit zyrtar, duke garantuar se teksti i përkthyer përputhet me origjinalin. Në shumë raste, përkthimi noterizohet më pas pranë një noteri.
Rastet më të zakonshme
- Dokumente të gjendjes civile: certifikata lindjeje, martese, familjare
- Diploma, lista notash dhe dokumente për njehsim studimesh
- Dokumente për leje qëndrimi, vizë ose shtetësi
- Vendime gjykate, prokura dhe akte noteriale
- Dokumente kompanie për regjistrim ose tender jashtë vendit
Përkthim i certifikuar, noterizim dhe apostile
Këto janë hapa të ndryshëm. Përkthimi i certifikuar garanton saktësinë e përkthimit; noterizimi vërteton nënshkrimin e përkthyesit; ndërsa apostila (ose legalizimi) vërteton dokumentin për përdorim në një shtet tjetër. Jo çdo institucion i kërkon të treja.
Këshilla jonë
Para se të nisni procedurën, pyesni institucionin marrës se çfarë forme përkthimi pranon dhe nëse kërkohet apostilë mbi origjinalin apo mbi përkthimin. Kjo ju kursen kohë dhe shpenzime të panevojshme.
Keni pyetje për dokumentin tuaj? Na kontaktoni ose telefononi në +355 67 25 72 927 dhe do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
