Shërbimet
Shërbimet tona
Përkthime të sakta dhe konfidenciale për çdo lloj dokumenti – nga dokumentet personale deri te tekstet ligjore, akademike dhe teknike.
Çfarë përkthejmë
Përkthime dokumentesh
Përkthim i saktë i dokumenteve personale dhe administrative: certifikata, vërtetime, pasaporta, leje dhe kontrata. Ruajmë formatin dhe strukturën e origjinalit, që dokumenti të jetë gati për përdorim.
Përkthime ligjore
Kontrata, vendime gjyqësore, prokura, akte noteriale dhe statute. Punojmë me terminologji juridike të verifikuar, duke ruajtur efektin ligjor të çdo formulimi.
Përkthime të certifikuara / zyrtare
Përkthime me nënshkrim dhe vulë, për t’u paraqitur pranë institucioneve, ambasadave dhe gjykatave. Ju orientojmë edhe për noterizimin dhe apostilën kur kërkohen.
Përkthime për kompani dhe biznese
Dokumente tregtare, oferta, tendera, raporte, korrespondencë dhe materiale prezantuese. Komunikim profesional që ruan tonin dhe imazhin e kompanisë suaj.
Përkthime akademike
Diploma, lista notash, tema diplome, artikuj shkencorë dhe dokumente për aplikime në universitete. Kujdes i veçantë për terminologjinë akademike dhe afatet e aplikimit.
Përkthime teknike
Manuale, specifikime teknike, udhëzime përdorimi dhe dokumentacion projektesh. Përkthim i qartë dhe konsekuent i termave teknikë.
Përkthime të materialeve personale
Letra, dokumente familjare, CV, letra motivimi dhe materiale të tjera personale, të trajtuara me ndjeshmëri dhe konfidencialitet të plotë.
Redaktim dhe korrektim gjuhësor
Rishikim i teksteve për drejtshkrimin, gramatikën, stilin dhe konsekuencën terminologjike. Ideal për dokumente që duhet të jenë të përsosura para dorëzimit.
Procesi
Si funksionon?
01
Dërgoni dokumentin ose kërkesën
02
Marrja e ofertës
03
Realizimi i përkthimit
04
Dorëzimi i dokumentit
Na telefononi
Keni nevojë për një ofertë?
Na dërgoni dokumentin dhe afatin – ju kthejmë përgjigje me ofertën përkatëse.